# Ndërtoi pa  leje, arrestohet 53 vjeçari në Arapaj

> Policia e Durrësit, bëri me dije se ka arrestuar një 53 vjeçar, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Njoftimi i plotë: Specialistët&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndertoi-pa-leje-arrestohet-53-vjecari-ne-arapaj/
**Published:** 2020-10-27
**Modified:** 2020-10-27

---

Policia e Durrësit, bëri me dije se ka arrestuar një 53 vjeçar, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet 53 vjeçari në Arapaj, Ndërtoi pa leje
