# Ndihen sërish lëkundje në detin Adriatik, ja se ku ishte epiqëndra!

> Sipas EMSC dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Adriatik. Sizmologët raportojnë se, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.2 dhe me thellësi 10&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndihen-serish-lekundje-ne-detin-adriatik-ja-se-ku-ishte-epiqendra/
**Published:** 2021-03-30
**Modified:** 2021-03-30

---

Sipas EMSC dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Adriatik.

Sizmologët raportojnë se, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.2 dhe me thellësi 10 km.

Ndërsa lëkundja e dytë ishte më e fuqishme, me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe me thellësi 2 km.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Itali, Kroaci dhe Mal të Zi. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/03/640-0-6062e2955f8e3.png)

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/03/640-0-6062e295841bb.png)

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** epiqendra, shtetet, termeti
