# Ndryshimet e motit, sinoptikanët: Temperatura mbi 30 gradë të premten, në mesditë…

> Ditët me reshje intesive do ti lenë vendin gradualisht orëve me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte në vend moti do të nisë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndryshimet-e-motit-sinoptikanet-temperatura-mbi-30-grade-te-premten-ne-mesdite/
**Published:** 2020-06-25
**Modified:** 2020-06-25

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/06/motiii-300x225.jpg)

Ditët me reshje intesive do ti lenë vendin gradualisht orëve me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte në vend moti do të nisë me diell e në mesditë me vranësira mesatare përgjatë maleve. Në mesditë deri pasdite përgjatë zonave malore reshje shiu të përkohshme. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen në:

 

zonat malore 18º deri 30ºC

zonat e ulëta 20º deri 34ºC

zonat bregdetare 23 º deri 32ºC

---

**Categories:** Lajme, MOTI
**Tags:** Ndryshimet e motit, në mesditë…, sinoptikanët: Temperatura mbi 30 gradë të premten
