# Ndryshimet kushtetuese, deputeti i CDU/CSU: Nuk duhen të jenë të njëanshme

> Ndryshimet kushtetuese kanë hapur një tjetër kapitull të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Lidhur me këtë çështje ka reaguar raporteri për Shqipërinë në Grupin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndryshimet-kushtetuese-deputeti-i-cdu-csu-nuk-duhen-te-jene-te-njeanshme/
**Published:** 2020-07-27
**Modified:** 2020-07-27

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/angel-merkel-300x196.jpg)

Ndryshimet kushtetuese kanë hapur një tjetër kapitull të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Christian Schmidt. Në reagimin e tij, Schmidt shpreh shqetësimin e tij për ndryshimet kushtetuese, ndërsa thekson se qeveria nuk duhet t’i bëjë këto ndryshime në mënyrë të njëanshme.

Po ashtu, politikani gjerman thekson se heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk mund të realizohet pa dakordësimin e partive të tjera në Shqipëri.

Ndërkohë, raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka vlerësuar marrëveshjen për reformën zgjedhore të arritur mes palëve politike më 5 qershor të këtij viti.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.  Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

Reagimi i Schmidt është në të njëjtën linjë me Komisioneri npër Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk duhen të jenë të njëanshme, por gjithëpërfshirëse.

---

**Categories:** Lajme, Politike
**Tags:** deputeti i CDU/CSU: Nuk duhen të jenë të njëanshme, Ndryshimet kushtetuese
