# Ndryshimi po troket, deputeti Cara uron bashkëqytetarët në Ditën e Verës

> Një nga figurat më popullore të Partisë Demokratike në Durrës, i cili është i përfshirë edhe në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndryshimi-po-troket-deputeti-cara-uron-bashkeqytetaret-ne-diten-e-veres/
**Published:** 2021-03-14
**Modified:** 2021-03-14

---

Një nga figurat më popullore të Partisë Demokratike në Durrës, i cili është i përfshirë edhe në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit, Igli Cara ka zgjedhur rrjetin social facebook për të uruar bashkëqytetarët për 14 marsin, që është edhe Dita e Verës.

“-Ju uroj përzemërsisht ta gëzoni Ditën e Verës!” – shkruan ish drejtuesi i selisë blu të qytetit bregdetar, njëherësh edhe përfaqësues ndër vite i qytetarëve durrsakë në Kuvendin e Shqipërisë.

Për deputetin Cara, pas këtij dimri të vështirë, pranvera po vjen, duke shprehur bindjen se ndryshimi po troket!

“- Ndryshimi po troket! Gëzofshi ngahera!” – përfundon postimi i zotit Cara.

Të shumta kanë qenë komentet, që jo vetëm kanë uruar në Ditën e Verës, kandidatin opozitar, por nuk kanë hezituar të shprehen se Igli Cara do të jetë më i votuari në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

**Postimi i plotë:**

> *Të dashur miq! *

*Ju uroj përzemërsisht ta gëzoni Ditën e Verës! Shëndet dhe paqe në vatrat tuaj familjare!*

*Le të shpresojmë se pas këtij dimri të vështirë, pranvera po vjen! Ndryshimi po troket! Gëzofshi ngahera!*

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** deputeti Cara uron bashkëqytetarët në Ditën e Verës, Ndryshimi po troket
