# Në bashkinë e Durrësit ka mbaruar proçesi i numërimit të 273 kutive, ja se si janë ndarë votat midis PS, PD dhe LSI

> Në Bashkinë Durrës janë numëruar 273 kuti votimi nga 335 që janë në total. Komisioni Zgjedhor I zgjedhjeve e bëri me dije këtë informacion pasi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ne-bashkine-e-durresit-ka-mbaruar-procesi-i-numerimit-te-273-kutive-ja-se-si-jane-ndare-votat-midis-ps-pd-dhe-lsi/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Në Bashkinë Durrës janë numëruar 273 kuti votimi nga 335 që janë në total. Komisioni Zgjedhor I zgjedhjeve e bëri me dije këtë informacion pasi numërimi mbaroi në orën 10:51.

Partia Socialiste vijon të kryesojë me 42 971 vota (50.37%), Partia Demokratike me 35 508 vota (41.62%) dhe LSI me 4 901 vota (5.75%).

Diferenca mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Ndryshim” (PD+LSI 40409 vota) aktualisht mbetet me 2562 vota.

Votat e pavlefshme kanë qenë një shifër e madhe e cila ka shkuar deri në 4200.

---

**Categories:** Aktualitet
