# Në timon në gjendje të dehur, policia arreston tre drejtues mjetesh

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ne-timon-ne-gjendje-te-dehur-policia-arreston-tre-drejtues-mjetesh/
**Published:** 2021-03-25
**Modified:** 2021-03-25

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:  G. X., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale;  Sh. B., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. B. Z., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Në timon në gjendje të dehur, policia arreston tre drejtues mjetesh
