# Në timon të dehur, tre në pranga

> Policia Vendore në Durrës ka bërë me dije se janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjëndje të dehur. Specialistët&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ne-timon-te-dehur-tre-ne-pranga/
**Published:** 2020-11-30
**Modified:** 2020-11-30

---

Policia Vendore në Durrës ka bërë me dije se janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjëndje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur. B. J., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur dhe ka goditur një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Në timon të dehur, tre në pranga
