# Në vend sot është rregjistruar numri më I ulët I të infektuarve me Covid-19, ja se si paraqitet situata në spitale

> Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ne-vend-sot-eshte-rregjistruar-numri-me-i-ulet-i-te-infektuarve-me-covid-19-ja-se-si-paraqitet-situata-ne-spitale/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, stafi mjekësor ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus.

** Po si paraqitet situata në spitale?**

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

**Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

---

**Categories:** Aktualitet
