# “Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje”- Eli Fara poston foton 31 vite më parë dhe…

> Eli Fara është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar dhe më të komentuara. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja arrin ta ruajë freskinë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/neper-rruget-e-korces-kur-kaloje-kushedi-cfare-trazirash-shkaktoje-eli-fara-poston-foton-31-vite-me-pare-dhe/
**Published:** 2020-07-18
**Modified:** 2020-07-18

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/eli-fara-239x300.png)

Eli Fara është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar dhe më të komentuara. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja arrin ta ruajë freskinë e rinisë dhe nuk ka ndryshuar pothuajse fare. Ajo publikoi një foto në Instagram të 31 viteve më parë duke ecur në rrugët e qytetit të Korçës dhe tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

“1989! Korçe?”– shkroi Eli Fara, në përshkrimin e imazhit.

 

 

Me foton e saj, kur ishte vetëm 22-vjeçe, mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.

Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes: “Çfarë ylli domethënë, nam ♥ Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje ? Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”

“Shihni burrat mbrapa, të 3 sytë nga Eli ?????”- shkroi një ndjekëse.

 

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa shtoi: “Të keqen sa e bukura ????♥️♥️♥️♥️”

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** “Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje”- Eli Fara poston foton 31 vite më parë dhe…
