# Nëse po të mungon ish-i, atëherë i përket kësaj shenje horoskopi

> Janë të paktë ata njerëz të cilët ia dalin të hedhin pas krahëve gjithçka dhe të nisin një jetë të re. Por kur vjen puna&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nese-po-te-mungon-ish-i-atehere-i-perket-kesaj-shenje-horoskopi/
**Published:** 2021-03-03
**Modified:** 2021-03-03

---

Janë të paktë ata njerëz të cilët ia dalin të hedhin pas krahëve gjithçka dhe të nisin një jetë të re. Por kur vjen puna te një romancë e humbur, jo të gjithë ia dalin.

Një Luan apo Akrep do ta bënte lehtësisht diçka të tillë. Por cilat janë shenjat e zodiakut që thjesht nuk mundem ta harrojnë ish-in?

Demi

Ndryshimet dhe eksperimentet nuk janë aspak në tipin e një Demi. Një person i kësaj shenje i mbërthen tentakulat në të shkuarën dhe vështirë se jepet pas të resë. Nëse u bie në kokë për dikë, vështirë se e harrojnë. Një Dem thjesht nuk mundet ta mendojë jetën pa partnerin/en e tij.

Gaforrja

E karakterizuar nga brishtësia, Gaforrja nuk mundet ta lërë pas në harresë njeriun me të cilin përjetoi një romancë. Më së shumti, personat e kësaj shenje jetojnë me kujtimet e së shkuarës. Mjafton një këngë apo aroma e një parfumi dhe mendja e tyre do fluturojë drejt e te ishi.

Virgjëresha

Ekstremisht të ndjeshëm, nuk është e habitshme që një Virgjerëshë të kujtojë ish-in. Vazhdimisht interesohen për jetët e partnerëve të tyre të dikurshëm dhe sjellin ndërmend kohën e kaluar bashkë.

Peshorja

Ndonëse përpiqen ta fshehin me çdo kusht, peshoret janë romantike të pashpresa. Ndarja përjetohet shumë prej tyre dhe i përndjek për një kohë të gjatë; javë, muaj dhe madje dhe vite.

---

**Categories:** HOROSKOPI
**Tags:** atëherë i përket kësaj shenje horoskopi, Nëse po të mungon ish-i
