# Nëse Vuani Nga Artriti – Cilat Janë Ushqimet Që Duhet Të Shmangni

> Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin. Çfarë Është Inflamacioni Inflamacioni është&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nese-vuani-nga-artriti-cilat-jane-ushqimet-qe-duhet-te-shmangni/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin.

#### **Çfarë Është Inflamacioni**

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup.

Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni dhe artriti.

#### **Ushqimet Që Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Artriti**

Beteja kundër shumë sëmundjeve, përfshirë edhe artritin mund të nisë pikërisht në tryezë, duke shmangur një sërë ushqimesh.

#### **Alkoli**

Alkoli përkeqëson inflamacionin në trup, sidomos nëse pini 1-2 pije për vakt.

Ekspertët rekomandojnë kufizimin e ndjeshëm të tij për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

#### **Buka e Bardhë**

Sipas të dhënave të AgroWeb, buka e bardhë është një burim karbohidratesh të përpunuara.

Ajo nxit inflamacionin dhe është e dëmshme për pacientët që vuajnë nga artriti.

Në vend të bukës së bardhë mund të zgjidhni bukë me drithëra të plotë që është e pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

#### **Akullorja**

Sheqeri nxit inflamacionin dhe bashkë me qumështin mund të përkeqësojë simptomat e artritit.

Ekspertët janë kundër konsumit të rregullt të akullores.

#### **Patatet e Skuqura**

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të qëndrojnë larg patateve të skuqura.

Ato përmbajnë acide yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin dhe përpos të tjerave janë karbohidrat i përpunuar i pasur me kripë.

#### **Pijet e Gazuara**

Këto pije janë plot e përplot me sheqer dhe substanca të tjera që ndezin inflamacionin dhe shumëfishojnë dhimbjet e shkaktuara prej artritit.

Në vend të pijeve të gazuara ju mund të pini çaj jeshil ose ujë me fruta.

#### **Patatinat**

Këto karbohidrate të përpunuara janë plot me kripë dhe të skuqura në vaj vegjetal.

Ato irritojnë inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje tek pacientët e prekur nga artriti.

#### **Mishi i Kuq**

Mishi i kuq rrit inflamacionin, sidomos kur është gatuar në zgarë.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin sa më shumë konsumin e këtij mishi.

#### **Margarina**

Margarina është e tejmbushur me yndyrna artificiale të cilat ulin kolesterolin e mirë dhe rrisin atë të keq.

Në vend të kësaj yndyrne zgjidhni ato të shëndetshme siç janë avokado, arrat dhe farat e linit./**AgroWeb.org**

---

**Categories:** Lifestyle
