# Nesër shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti  në lagjen 17. Ja çfarë kujdesi duhet të tregojnë banorët e zonës

> Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë, do të shembin ditën e nesërme, 3 tetor, pallatin në lagjen me numër&hellip;

**URL:** https://publialb.al/neser-shembet-pallati-i-demtuar-nga-termeti-ne-lagjen-17-ja-cfare-kujdesi-duhet-te-tregojne-banoret-e-zones/
**Published:** 2020-10-02
**Modified:** 2020-10-02

---

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë, do të shembin ditën e nesërme, 3 tetor, pallatin në lagjen me numër 17.

Për këtë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Durrës, me anë të njoftimeve të tyre, kërkojnë marrjen e masave nga ana e qytetarëve.  Kështu për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e shtunë nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjute dhe  të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit në lagjen 17, rruga “Dalip Peza” (pallati i Kastratit) Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e shtunë, datë tetor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Nesër shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17. Ja çfarë kujdesi duhet të tregojnë banorët e zonës
