# Nga dënimet për vrasje, vjedhje e drogë, ja kujt i shkoi sot formulari i OFL-së

> Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: &#8211; Y. M., banues në Tiranë, i dënuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-denimet-per-vrasje-vjedhje-e-droge-ja-kujt-i-shkoi-sot-formulari-i-ofl-se/
**Published:** 2020-06-03
**Modified:** 2020-06-03

---

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja kujt i shkoi sot formulari i OFL-së, Nga dënimet për vrasje, vjedhje e drogë
