# Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

> Policia Vendore në Durrës, bën me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-dhuna-ne-familje-tek-shkelja-e-rregullave-te-qarkullimit-rrugor-5-ne-pranga/
**Published:** 2020-10-09
**Modified:** 2020-10-09

---

Policia Vendore në Durrës, bën me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg. lëndë narkotike cannabis sativa.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Luz, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi. M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur. K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  për veprime të mëtejshme.

 

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 5 në pranga, Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
