# Nga e hëna tjetër vijon vaksinimi i personave mbi 60- vjeç, Manastirliu: Vijnë 7020 doza Pfizer dhe dozat e tjera të vaksinës kineze

> Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot lajmin nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-e-hena-tjeter-vijon-vaksinimi-i-personave-mbi-60-vjec-manastirliu-vijne-7020-doza-pfizer-dhe-dozat-e-tjera-te-vaksines-kineze/
**Published:** 2021-04-10
**Modified:** 2021-04-10

---

Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot lajmin nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Manastirliu deklaroi se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç ndërsa theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

Postimi i plotë

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.

 

---

**Categories:** Aktualitet
