# Nga lidhja me vajzën e Eli Farës, te përjashtimi për kartona. Futbollisti Tiranës sheh ndeshjen nga tribuna me ish-banoren e ‘Big Brother’

> Mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, festoi ditëlindjen në krahët e ish-banores së “Big Brother”, Françeska Jaçe. Modelja seksi publikoi një video duke i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-lidhja-me-vajzen-e-eli-fares-te-perjashtimi-per-kartona-futbollisti-tiranes-sheh-ndeshjen-nga-tribuna-me-ish-banoren-e-big-brother/
**Published:** 2020-07-08
**Modified:** 2020-07-08

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/albi-doka-300x209.png)

Mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, festoi ditëlindjen në krahët e ish-banores së “Big Brother”, Françeska Jaçe. Modelja seksi publikoi një video duke i uruar ditëlindjen 23-vjeçarit. Menjëherë u përhapën thashethemet se futbollisti i Tiranës dhe Françeska Jaçe janë në një lidhje. Ish-banorja e Big Brother vazhdon të nxisë thashethemet dhe është shfaqur mjaft mbështetëse ndaj Albi Dokës. Ajo publikoi një foto nga stadiumi teksa zhvillohej ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit.

 

 

23-vjeçari Doka nuk ishte në fushë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve. Megjithatë duket se ka ndjekur ndeshjen nga tribuna së bashku me të dashurën e tij. Futbollisti shquhet për raportet e tij mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Së fundmi, në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje. Kujtojmë që në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë.

Më pas u fol se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër bashkë, por që nuk u konfirmua nga vetë ata.

 

/Panoramaplus.al

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Nga lidhja me vajzën e Eli Farës, te përjashtimi për kartona. Futbollisti Tiranës sheh ndeshjen nga tribuna me ish-banoren e ‘Big Brother’
