# Nga nesër nis rënia e temperaturave

> &nbsp; Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet mesnatën e së premtes, duke sjellë një rënie të temperaturave me 7&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-neser-nis-renia-e-temperaturave/
**Published:** 2017-08-11
**Modified:** 2017-08-19

---

![](http://vizion.com.al/wp-content/uploads/2017/08/Moti-i-nxehtë-1200x630.jpg)

 

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet mesnatën e së premtes, duke sjellë një rënie të temperaturave me 7 – 8 gradë celsius. Sipas Metoalb, edhe dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të tërhiqet gjatë mesnatës së sotme. Ndërkohë ditën e sotme vendi do të vazhdojë me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulta, ndërsa që në zonat malore lindore do të ketë vranësira kalimtare. Edhe pse ka një rënie të lehtë temperaturash, termometri edhe ditën e sotme pritet të shënojë 38-39 gradë celsius gjatë orëve të mesditës.

---

**Categories:** MOTI
**Tags:** Nga nesër nis rënia e temperaturave
