# Nga përndjekja tek drejtimi i automjetit pa leje, prangosen tre persona

> Një 63 vjeçar, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase. Policia e Durrësit bëri me dije se dalohen dy&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-perndjekja-tek-drejtimi-i-automjetit-pa-leje-prangosen-tre-persona/
**Published:** 2020-06-16
**Modified:** 2020-06-16

---

Një 63 vjeçar, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase. Policia e Durrësit bëri me dije se dalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

 

 

Njoftimi i plotë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

 

- Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Përndjekja”, sepse ka përndjekur shtetasen S. K.;

 

- Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, sepse më datë 21.07.2019 ka kanosur shtetasin A. P.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

- P., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Nga përndjekja tek drejtimi i automjetit pa leje, prangosen tre persona
