# Nga Pogradeci, Korça e Vlora, OFL kërkon deklarimin e pasurisë për tre të dënuar

> Edhe sot Operacioni Forca e Ligjit, mësohet se ka janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, disa personave. OFL u ka&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-pogradeci-korca-e-vlora-ofl-kerkon-deklarimin-e-pasurise-per-tre-te-denuar/
**Published:** 2020-07-24
**Modified:** 2020-07-24

---

Edhe sot Operacioni Forca e Ligjit, mësohet se ka janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, disa personave. OFL u ka kërkuar të vetëdeklarojnë pasuritë tre shtetasve nga Pogradeci, Korça dhe Vlora, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

*Njoftimi i plotë: *

OFL kërkon vetëdeklarimi nga shtetasit:

- H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

- M., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

- Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Korça e Vlora, Nga Pogradeci, OFL kërkon deklarimin e pasurisë për tre të dënuar
