# Nga ulja e taksave dhe premtimet e Lulzim Bashës, ja se sa shkon buxheti marramëndës

> Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar sot koston e premtimeve të tij për uljen e taksave dhe ndihmën që premton të japë për&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nga-ulja-e-taksave-dhe-premtimet-e-lulzim-bashes-ja-se-sa-shkon-buxheti-marramendes/
**Published:** 2021-04-02
**Modified:** 2021-04-02

---

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar sot koston e premtimeve të tij për uljen e taksave dhe ndihmën që premton të japë për disa kategori nëse vjen në qeveri. Basha u shpreh se kosto totale është 500 milionë Euro.

*“Kosto totale e uljes së taksave dhe investimeve shkon 500 milionë Euro”*, tha Basha. Më tej numri një  i opozitës tregoi se ku do të gjenden këto para, që të mos shkohet tek marrja e borxheve.

*“Nëse normalizojmë tenderat ne arrijnë që tu kthejmë shqiptarëve 250 milionë deri në 300 milionë Euro. Tjetra, luksi i qeveritarëve për zyra e makina, këto u kushtojnë shqiptarëve 80 deri në 100 milionë Euro. Duhet që t’i thërrisni kujtesës kur u vu taksa 1%, të ardhurat e shtetit u rritën mbi 100 milionë Euro, kjo rritje vijoi vit pas viti.*

*Arka e shtetit mori 1.8 miliard Euro më shumë, sot bëjnë bilance të dyfishta, e dyta se është taksë e lartë dhe e dyta që nuk u kthejnë investimet. Taksa e sheshtë lufton evazionin, kjo nuk është teori,është e provuar. E treta dua të them që është një ekonomi e gjallë, është një taksë që stimulon shoqërinë”,* shpjegoi Basha.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** basha, kosto, premtimet, shteti
