# Nis shpërndarja e fletëve të votimit nëpër qëndrat e KZAZ, transporti po bëhet me kamionët e ushtrisë

> Sapo ka nisur shpërndarja e fletëve të votimit nëpër qëndrat e KZAZ. Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë. Janë mbi 5100 qendra votimi në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nis-shperndarja-e-fleteve-te-votimit-neper-qendrat-e-kzaz-transporti-po-behet-me-kamionet-e-ushtrise/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Sapo ka nisur shpërndarja e fletëve të votimit nëpër qëndrat e KZAZ. Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë. Janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.

Shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve. Procesi ndiqet nga policia. Sot pritet të shpërndahen materialet zgjedhore në KZAZ.

---

**Categories:** Aktualitet
