# Nisja e vitit të ri shkollor, Bashkia Durrës: Të gjitha shkollat dhe kopshtet po dezinfektohen

> Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Për shkak të pandemisë së COVID-19, ky vit shkollor do të jetë ndryshe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nisja-e-vitit-te-ri-shkollor-bashkia-durres-te-gjitha-shkollat-dhe-kopshtet-po-dezinfektohen/
**Published:** 2020-09-04
**Modified:** 2020-09-04

---

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Për shkak të pandemisë së COVID-19, ky vit shkollor do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi ajo që kërkohet nga instatncat shtetërore të shëndetsisë është respektimi i protokolleve të sigurisë. Bashkia e Durrësit, ka njohur me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” se të gjitha institucionet arsimore po dezinfektohen.

Postimi i plotë:

Të gjitha shkollat dhe kopshtet e Bashkisë së Durrësit po dezinfektohen.

Po kështu NSHK vijon punën edhe për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra në këto objekte arsimore.

Kujdes i veçantë po i jepet respektimit të masave anti-covid, për të mundësuar një ambjent sa më të sigurtë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, gjatë gjithë procesit mësimor.

 

Kujtojmë se të gjitha institucionet arsimore në vend u mbyllën që në datën 9 mars, për shkak të situatës së COVID-19.

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** Bashkia Durrës: Të gjitha shkollat dhe kopshtet po dezinfektohen, Nisja e vitit të ri shkollor
