# Një e mbytur dhe një vetëplagosje, dy ngjarje të rënda, brenda 24 orësh në Kavajë

> Dy ngjarje, të rënda me një viktimë dhe një të plagosur kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Kavajës. Policia e Durrësit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nje-e-mbytur-dhe-nje-veteplagosje-dy-ngjarje-te-renda-brenda-24-oresh-ne-kavaje/
**Published:** 2020-08-25
**Modified:** 2020-08-25

---

Dy ngjarje, të rënda me një viktimë dhe një të plagosur kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Kavajës. Policia e Durrësit njoftoi sot  se një 60-vjeçare është mbytur në det mëngjesin e sotëm.Ngjarja ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës, teksa shtetasja nga Elbasanit është futur për t’u larë në plazh. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vendore të Durrësit më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa po në Kavajë, mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë, i ka vënë në rrezik jetën një vajze të re. Një 20-vjeçare është dyshohet se është vetëplagosur në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** brenda 24 orësh në Kavajë, dy ngjarje të rënda, Një e mbytur dhe një vetëplagosje
