# Një falenderim për komunitetin shqiptaro-amerikan/ Basha: Kush e ka të shtrenjtë Shqipërinë, kërkon ndryshim!

> Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan, pas mesazhit të këtij të fundit se “ka ardhur koha për të përcjellë Ramën në opozitë,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nje-falenderim-per-komunitetin-shqiptaro-amerikan-basha-kush-e-ka-te-shtrenjte-shqiperine-kerkon-ndryshim/
**Published:** 2021-04-21
**Modified:** 2021-04-21

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/Capture-2.jpg)Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan, pas mesazhit të këtij të fundit se “ka ardhur koha për të përcjellë Ramën në opozitë, Basha dhe PD janë alternativë shpresëdhënëse”.

Në rrjetin e tij social  në “Facebook” Basha shkruan se shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë te gjithë diaspora shqiptare, si një ogur i mirë për të ardhmen tonë”.

“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha.

 

---

**Categories:** Politike
