# Një numër rekord votash të pavlefshme në rang vendi,  ja sa janë shifrat deri tani

> Shumë vota kanë rezultuar të pavlefshme  deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nje-numer-rekord-votash-te-pavlefshme-ne-rang-vendi-ja-sa-jane-shifrat-deri-tani/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Shumë vota kanë rezultuar të pavlefshme  deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re.

Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.

Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.

Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote.

![Vota Te Pavlefshme](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/vota-te-pavlefshme.png)![Vota Te Pavlefshme](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/vota-te-pavlefshme.png)![Vota Te Pavlefshme](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/vota-te-pavlefshme.png)

---

**Categories:** Politike
