# Njihuni me djalin që merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se është bixhoz, unë ëndërroj...

> Mirjan Jeta është një djalë 15-vjeçar, i pasionuar pas truqeve me letra dhe magjisë. Nxënësi i klasës së dhjetë ishte sot i ftuar në emisionin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/njihuni-me-djalin-qe-merret-me-numra-shpejtesie-prinderit-mendojne-se-eshte-bixhoz-une-enderroj/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Mirjan Jeta është një djalë 15-vjeçar, i pasionuar pas truqeve me letra dhe magjisë. Nxënësi i klasës së dhjetë ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se pasioni i tij lindi para 5-vitesh kur filloi të ndiqte iluzionist të ndryshëm në internet.

Mirjani nisi që të mësonte numrat, truqet magjike dhe hilet e tyre. Duke u ushtruar, ai i përvetësoi shumë lëvizjet.

![Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606c5b0e169d8.png)

“Performoj në rrugë, por nuk jep njëri lek. Ka pasur persona që kanë dashur të më sfidojnë, por nuk ia kanë arritur. Më kanë thënë bëj një trik dhe nëse e bën të jap 1000-2000 euro. Ja dola dhe i mora paratë”, tha Mirjani në studion e “Shqipëria Live”.

Ai tregoi gjithashtu se prindërit nuk janë dakord me këtë që bën, pasi sipas tyre, nuk ka të ardhur.

![Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606c5b0e411ff.png)

Ëndërroj një skenë të madhe me shumë publik ku të performoj”, u shpreh Jata, i cili gjithashtu bëri disa numra magjike me letra bixhozi dhe dy moderatorët e programit, Erjona Rusi dhe Flori Gjini mbetën të habitur.

---

**Categories:** Lifestyle
**Tags:** DJALI, numra shpejtsie, prinderit
