# Njihuni me shkodranen që jeton në Amerikë prej 4 vitesh e martuar me një grua, la bashkëshortin pasi orientimi i saj seksual ishte i kundërt

> Rremida Shkoza është një shqiptare e cila 30 vite më parë u arratis së bashku me familjen drejt Italisë dhe më pas në Shtetet e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/njihuni-me-shkodranen-qe-jeton-ne-amerike-prej-4-vitesh-e-martuar-me-nje-grua-la-bashkeshortin-pasi-orientimi-i-saj-seksual-ishte-i-kundert/
**Published:** 2021-04-20
**Modified:** 2021-04-20

---

Rremida Shkoza është një shqiptare e cila 30 vite më parë u arratis së bashku me familjen drejt Italisë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është një prej aktivisteve të komunitetit LGBTI në New York. E përballur me realitetin e mospranimit nga prindërit e saj, sot ajo në këtë shoqatë të personave LGBTI, do të mbështesë të gjithë shqiptarët që nuk kanë një përkrahje të tillë.

 

![La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607ec1a5b7a94.png)

Rremida ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu historinë e jetës së saj. Ajo fillimisht tregoi se familja e saj u arratis pasi ka vuajtur shumë nga komunizmi.

> “U arratisëm pasi kemi vuajtur nga komunizmi, kemi qenë të internuar. Gjyshi dhe gjyshja kanë qenë të internuar. Ka qenë kohë e frikshme, e paqëndrueshme. Në Itali kemi qëndruar 15 muaj dhe më pas në Amerikë fituam azil politik. Në Itali jeta ishte më e lehtë, ndërsa në Amerikë ishte shumë e çuditshme. Ishte si tronditje kur i shikon njerëzit e ndryshëm dhe ishte e vështirë për tu adaptuar. As gjuhën nuk e dinim mirë. Ishte e vështirë të komunikoje në shkollë”, tha Shkoza.

![La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607ec1a70c8d8.png)

Më pas moderatorët e pyetën në lidhje me partneren e saj, Elle, me të cilën ka katër vite që është e martuar. “Para shtetit jemi të martuara, kemi 4 vite. Martesën e bëmë në Karolinën e Veriut”, tha ajo.

**Jeta jote personale është e “çuditshme”. Ke qenë e martuar me një burrë, e tani je e martuar me një femër. Si ndodhi?**

Jam rritur me edukatën familjare, si katolike. U martova për 5 vite. Pastaj u ndava sepse doja të jetoja jetën time. Është një barrë e madhe që nuk e përmban më. Nuk mund të jetosh në një gënjeshtër.

![La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607ec1a7b5d4c.png)

**Kur e kuptove se kishe pëlqim për seksin e njëjtë?**

Ka filluar ka herë, por nuk e kam kuptuar vetë. Martesën e lashë për respektin për ish-burrin dhe jetën time.

**Kur u njohe me Ellien?**

Jam njohur në vitin 2015. Unë  e respektoj babanë, e ka pritur si një prind shqiptar me kulturë shqiptare. Më ka thënë që të mos t’ia them kujt, e nëse do e bëja publike do e vrisja. Prindërit nuk janë më bashkë, mami ka qenë më e lehtë. Ka qenë një punë e bërë gradualisht.

![La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607ec1a77e8d3.png)

**E ka takuar mami Ellien?**

Po, e ka takuar dhe e ka pranuar kohët e fundit. Babi nuk e ka takuar dhe nuk e di nëse jam martuar. Me të flas vetëm për gjëra të thjeshta.

**Si do e presë babai këtë deklaratë?**

Unë gjithë jetën i kam nderuar prindërit dhe kulturën time. Jeta ime nuk i vret të tjerët. Jeta ime ka vlerë, ashtu si gjithë të tjerët. Unë i nderoj ata, duke jetuar hapur, duke shprehur veten lirshëm.

![La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607ec1a7455fa.png)

**Ka të rinj shqiptarë në Amerikë që e mbajnë të fshehtë drejtimin seksual?**

Është shumë e vështirë, pasi jemi akoma me kulturën shqiptare, me mendime të vjetra. Shumë të rinj jetojnë dy jetë, e krijon vuajtje të tmerrshme.

**Po ish-bashkëshorti si e priti?**

Kemi shoqëri me të. Kam shkuar të jetoj me nënën e tij pasi jam ndarë.

---

**Categories:** Aktualitet
