# “Nuk jam kosovar por shqiptar”- Babai i Dua Lipës befason me deklaratën e tij: Vajza ime e do vendin e vet dhe …

> Babai i Dua Lipës është shprehur se nuk i pëlqen që ta quajnë kosovar. Gjatë një interviste, Dukagjin Lipa u shpreh se është shqiptar nga&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nuk-jam-kosovar-por-shqiptar-babai-i-dua-lipes-befason-me-deklaraten-e-tij-vajza-ime-e-do-vendin-e-vet-dhe/
**Published:** 2020-07-29
**Modified:** 2020-07-29

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/dukagjin-lipa-dua-lipa4-300x296.png)

Babai i Dua Lipës është shprehur se nuk i pëlqen që ta quajnë kosovar. Gjatë një interviste, Dukagjin Lipa u shpreh se është shqiptar nga Kosova. Muzikanti gjithashtu foli për “sulmin” e serbëve ndaj vajzës së tij pas publikimit të flamurit të Shqipërisë etnike. Ai u shpreh se nuk ndërhyn asnjëherë në vendimet e Dua Lipës për të bërë postime patriotike.

Dukagjin Lipa tha se këngëtarja e bën sepse e do vendin e saj dhe e ndien veten shqiptar.

 

 

“Janë emocionet që ka për vendin tonë, i bën vetëm sepse ka dëshirë sepse e ndien veten shqiptar. Unë nuk bie dakord me termin kosovarë, por me termin shqiptarë nga Kosova. Nuk kam qejf të më thonë a je shqiptar apo Kosovar. Jo, jam shqiptar nga Kosova ashtu siç është Dua Lipa shqiptare që ka lindur në Britani. Nuk e shtyj asnjëherë Duan që të bëjë postime për Shqipërinë dhe Kosovën, ajo e bën sepse e do vendin e vet dhe ndien përgjegjësi morale ndaj popullit tonë për të shfrytëzuar platformat për të rregulluar gjërat e gabuara,”– tha muzikanti në një intervistë për “A Show”.

---

**Categories:** Diaspora, Kulture, Lajme
**Tags:** “Nuk jam kosovar por shqiptar”- Babai i Dua Lipës befason me deklaratën e tij: Vajza ime e do vendin e vet dhe …
