# Numërimi në qarkun e Fierit drejt përfundimit, ja si ndahen mandatet

> Projeksionet e fundit tregojnë se PS vijon të kryesojë qarkun e Fierit, duke u ndjekur nga PD dhe LSI. Deri në orën 08:51, PS ka&hellip;

**URL:** https://publialb.al/numerimi-ne-qarkun-e-fierit-drejt-perfundimit-ja-si-ndahen-mandatet/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Projeksionet e fundit tregojnë se PS vijon të kryesojë qarkun e Fierit, duke u ndjekur nga PD dhe LSI.

Deri në orën 08:51, PS ka mundur të sigurojë 91.283 vota ose 52.75% të votave. Deri më tani PS ka siguruar 9 mandate.

Ndërsa koalicioni opozitar PD-AN ka mundur të sigurojë 64.496 vota ose 37.28%. Kështu deri tani opozita ka mundur të sigurojë 6 deputetë.

Ndërsa LSI ka siguruar deri më tani një mandat në Fier. Ajo ka marrë 12.291 vota ose 7.10%.

Në qarkun e Fierit kanë mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar.

![Qarku i Fierit drejt përfundimit, si ndahen mandatet](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6087b7e064e12.png)

---

**Categories:** Politike
