# OBSH optimiste: Pandemia ikën për disa muaj!

> Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/obsh-optimiste-pandemia-iken-per-disa-muaj/
**Published:** 2021-04-20
**Modified:** 2021-04-20

---

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koronavirusi në vendet në zhvillim.“

*Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë*”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.“*U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë*”, tha ai.

Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër Covid 19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.

“*Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.”E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuarit, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër*”, shtoi aktivistja.

**Top Channel**

---

**Categories:** Bota
