# OFL, zbret në në Shkodër dhe Tepelenë,  u kërkon justifimin e pasurisë 5 personave

> Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 5 personave, 4 prej tyre në Shkodër. OFL i ka nisur kërkesat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ofl-zbret-ne-ne-shkoder-dhe-tepelene-u-kerkon-justifimin-e-pasurise-5-personave/
**Published:** 2020-06-17
**Modified:** 2020-06-17

---

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 5 personave, 4 prej tyre në Shkodër. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve:

** ****-Sokol Tavasja**, banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

**-Ismet Idrizi, **banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

**-Sokol Xhani, **banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

**-Gjeto Pepaj**, banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”;

**-Astrit Pata,** banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i femrave”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** OFL, u kërkon justifimin e pasurisë 5 personave, zbret në në Shkodër dhe Tepelenë
