# Oriela Nebijaj: Entuziaste që më nxorën faqebardhë! Durim ende nuk është thënë fjala e fundit”

> Oriela Nebijaj Kandidatja e PD-së për Tiranën, deklaroi se pritshmëritë janë ende të larta, teksa shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen e marrë në këto zgjedhje.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/oriela-nebijaj-entuziaste-qe-me-nxoren-faqebardhe-durim-ende-nuk-eshte-thene-fjala-e-fundit/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Oriela Nebijaj Kandidatja e PD-së për Tiranën, deklaroi se pritshmëritë janë ende të larta, teksa shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen e marrë në këto zgjedhje.

“I kemi ende pritshmëritë e larta. Do mbetet për të folur deri në fund, kemi evidentuar parregullsi. Unë jam mirëpritur nga të gjithë në kandidaturën time, jam e emocionuar për këtë fakt.

Është nisja e një rrugëtimi politik, jam e kënaqur, por ka ende për të thënë fjalën e fundit.

Unë kërkova vetë që të isha në njësinë 10, duke qenë se është njësia ku jam lindur dhe rritur. Kam miqtë e mi, jam entuziaste që ata pritën kandidaturën time dhe më nxorën faqebardhë”, u shpreh Oriela Nebijaj.

---

**Categories:** Aktualitet
