# “Pa kèrcënime dhe kanòsje”, ambasada amerikane mbështet SPAK dhe pòlicinë: Të bëjnë punën pavarësisht kush është i pandèhur

> Ambasadave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shprehur mbështetjen e saj për punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pa-kercenime-dhe-kanosje-ambasada-amerikane-mbeshtet-spak-dhe-policine-te-bejne-punen-pavaresisht-kush-eshte-i-pandehur/
**Published:** 2020-08-07
**Modified:** 2020-08-07

---

Ambasadave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shprehur mbështetjen e saj për punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut ndërsa thekson se profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Me anë të një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shkruan se ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa nuk sqarohet se kujt i referohet zyra e rëndësishme e diplomacisë në vend.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e ambasadës.

![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/08/DEK-321x400.jpg)

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** “Pa kèrcënime dhe kanòsje”, ambasada amerikane mbështet SPAK dhe pòlicinë: Të bëjnë punën pavarësisht kush është i pandèhur
