# Pa në ëndërr Ramën/ Astrologia, Meri Shehu tregon çfarë i tha kryeministri: Nuk do fitojë

> Astrologia, Meri Shehu tregon sa mundësi ka kryeministri Rama të fitojë një mandat të tretë, sipas yjeve dhe intuitës së saj. E ftuar në emisionin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pa-ne-enderr-ramen-astrologia-meri-shehu-tregon-cfare-i-tha-kryeministri-nuk-do-fitoje/
**Published:** 2021-04-26
**Modified:** 2021-04-26

---

Astrologia, Meri Shehu tregon sa mundësi ka kryeministri Rama të fitojë një mandat të tretë, sipas yjeve dhe intuitës së saj.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, në tch, Meri Shehu thotë se ka parë në ëndërr kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

“Ishte në një vend të shtruar të bukur, por ky vend ishte me pllaka të ftohta. Dhe i thashë, mos u mërzit, se do ta shtrosh prapë, do ta bësh me parket dhe do të bëhet ngrohtë. Ai më tha: Jo, nuk e fitoj”.

Sipas astrologes, fitorja e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është e vështirë. “Unë, në bazë të energjisë time, them se kryeministri Rama e ka shumë të vështirë. Mund të dalë dhe me humbje”.

Sipas saj, “dhe vetë Rama tha, ndoshta nuk do ta fitojë”.

Azlajme A.SH

---

**Categories:** HOROSKOPI
**Tags:** Meri Shehu tregon çfarë i tha kryeministri: Nuk do fitojë, Pa në ëndërr Ramën/ Astrologia
