# Pa patentë në timon, arrestohet 33 vjeçari

> Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ka vënë në pranga të policisë një 33 vjeçar, i cili akuzohet se drejtonte mjetin pa leje&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pa-patente-ne-timon-arrestohet-33-vjecari/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ka vënë në pranga të policisë një 33 vjeçar, i cili akuzohet se drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. I., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
