# Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat

> Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë dhe me reshje intensive dëbore, ku si rrallëherë u zbardh edhe Tirana dhe zonat bregdetare.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pamje-te-rralla-ne-tropoje-orteku-masiv-i-debores-derdhet-furishem-ne-fshat/
**Published:** 2021-02-17
**Modified:** 2021-02-17

---

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë dhe me reshje intensive dëbore, ku si rrallëherë u zbardh edhe Tirana dhe zonat bregdetare. Për dy ditë rresht, u shkaktuan problematika të shumta në lidhje me qarkullimin e automjeteve, ndërsa disa zona u bllokuan dhe akoma vijojnë të jenë të tilla. Ndërkohë, disa pamje të rralla janë kapur në Tropojë, në fshatin Gosturan. Banorët e zonës kanë filmuar momentin kur një ortek masiv dëbore shkëputet nga maja e malit dhe fillon të rrëshqasë përposhtë. Nga banorët nuk raportohet që orteku të ketë shkaktuar dëme.

---

**Categories:** Kuriozitete
**Tags:** Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat
