# Parashikimi i motit, 15 Korrik 2020

> Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi kthjellime dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-15-korrik-2020/
**Published:** 2020-07-15
**Modified:** 2020-07-15

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/moti-1-1-300x164.jpg)

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në zonat malore duke sjellë rrebesh në zonat Juglindore.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Gjirokastrës me 35°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

---

**Categories:** Lajme, MOTI
**Tags:** 15 korrik 2020, Parashikimi i motit
