# Parashikimi i motit, 22 Korrik 2020

> Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vendin tonë, duke sjellë kthjellime gjatë gjithë ditës në pothuajse gjithë territorin. Por gjatë pasdites, në zonat e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-22-korrik-2020/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/moti-770x433-3-300x169.jpg)

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vendin tonë, duke sjellë kthjellime gjatë gjithë ditës në pothuajse gjithë territorin. Por gjatë pasdites, në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të vranësirave kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 16°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

---

**Categories:** Lajme, MOTI
**Tags:** 22 korrik 2020, Parashikimi i motit
