# Parashikimi i motit, 31 Korrik 2020

> Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta mbeten prezent në vendin tonë, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në ultësirën Perëndimore. Por parashikohet që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-31-korrik-2020/
**Published:** 2020-07-31
**Modified:** 2020-07-31

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/moti-1-5-300x164.jpg)

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta mbeten prezent në vendin tonë, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në ultësirën Perëndimore. Por parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pasdites dhe mbremjes duke sjell rrebeshe afat shkurtra në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 41°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë

---

**Categories:** Lajme, MOTI
**Tags:** 31 korrik 2020, Parashikimi i motit
