# Parashikimi i motit, 6 prill 2021

> Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-6-prill-2021/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë i kthjellët në orët e mëngjesit përjashtuar jugun e vendit. Në mesditë vranësirat do të vijnë në zhvillim dhe në pjesën veriore deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina fiton shpejtësi deri në 20 m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:    **  **

** **

| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| --- | --- | --- |
| Shkodër | 4/17 | shi diell |
| Kukës | 0/14 | shi diell |
| Lezhë | 4/17 | shi diell |
| Dibër | -1/13 | shi diell |
| Durrës | 6/20 | re diell |
| Tiranë | 3/19 | re diell |
| Elbasan | 3/18 | re diell |
| Berat | 1/21 | re diell |
| Vlorë | 4/20 | re diell |
| Korcë | 0/14 | re diell |
| Gjirokastër | 4/19 | re diell |
| Sarandë | 7/20 | re diell |

** **

---

**Categories:** MOTI
