# Parashikimi i motit, e premte 16 prill 2021

> Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vendin tonë për ditën e premte parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-e-premte-16-prill-2021/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vendin tonë për ditën e premte parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare deri në orët e mesditës.

Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

** **

| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| --- | --- | --- |
| Shkodër | 4/17 | Diell re/shi |
| Kukës | 1/14 | Diell re/shi |
| Lezhë | 4/19 | Diell re/shi |
| Dibër | -1/13 | Diell re/shi |
| Durrës | 5/19 | Diell re/shi |
| Tiranë | 5/20 | Diell re/shi |
| Elbasan | 3/20 | Diell re/shi |
| Berat | 2/20 | Diell re/shi |
| Vlorë | 5/19 | Diell re/shi |
| Korcë | 0/11 | Diell re/shi |
| Gjirokastër | 2/16 | Diell re/shi |
| Sarandë | 5/18 | Diell re/shi |

---

**Categories:** MOTI
