# Parashikimi i motit, e shtunë 24 prill 2021

> Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të jenë më të dendura në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-e-shtune-24-prill-2021/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të jenë më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet ndërpriten.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e  shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

**Temperaturat parashikohen:      **

| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| --- | --- | --- |
| Shkodër | 11/17 | re diell |
| Kukës | 6/16 | re diell |
| Lezhë | 11/18 | re diell |
| Dibër | 5/13 | re diell |
| Durrës | 10/19 | re diell |
| Tiranë | 12/18 | re diell |
| Elbasan | 11/19 | re shi diell |
| Berat | 12/18 | re shi diell |
| Vlorë | 12/18 | re shi diell |
| Korçë | 7/14 | re shi diell |
| Gjirokastër | 11/17 | re shi diell |
| Sarandë | 9/19 | re shi diell |

** **

/e.m/

---

**Categories:** MOTI
