# Parashikimi i motit për sot 3 qershor 2020

> Mot i kthjellët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet sërish shtim i vranësirave, ndërsa reshje do ketë kryesisht në zonat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/parashikimi-i-motit-per-sot-3-qershor-2020/
**Published:** 2020-06-03
**Modified:** 2020-06-03

---

Mot i kthjellët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet sërish shtim i vranësirave, ndërsa reshje do ketë kryesisht në zonat veriore të vendit. Por mbrëmja largon reshjet edhe nga këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C verilindja deri në 27°C ultësira perëndimore. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Ballkani perëndimor dhe Gadishulli Iberik paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa më e madhe e Europës do të përfshihet nga vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe herë pas-here stuhi ere.

 

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Parashikimi i motit për sot 3 qershor 2020
