# Partia Demokratike thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit

> Me anë të një deklarate për mediat, PD bën me dije se i bën thirrje KQZ që të mos rregjistrojë Tom Doshin si kandidat për&hellip;

**URL:** https://publialb.al/partia-demokratike-thirrje-komisionit-qendror-te-zgjedhjeve-te-mos-e-rregjistroje-tom-doshin-ne-zgjedhjet-e-25-prillit/
**Published:** 2021-03-10
**Modified:** 2021-03-10

---

Me anë të një deklarate për mediat, PD bën me dije se i bën thirrje KQZ që të mos rregjistrojë Tom Doshin si kandidat për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas PD, Doshi ëshhtë subjekt i ligjit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

“ Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

 

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thotë PD në deklaratë.

 

---

**Categories:** Politike
