# Pas kërkesës së PD- së, edhe LSI i kërkon KQZ pamjet filmike të Qendrave të Numërimit

> Kërkesa e bërë nga LSI për rishikimin e votave i është drejtuar të gjithave qëndrave të numërimit, të cilat rezultojnë gjithsej 5199. Kërkesa është e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pas-kerkeses-se-pd-se-edhe-lsi-i-kerkon-kqz-pamjet-filmike-te-qendrave-te-numerimit/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Kërkesa e bërë nga LSI për rishikimin e votave i është drejtuar të gjithave qëndrave të numërimit, të cilat rezultojnë gjithsej 5199.

Kërkesa është e ngjashme me atë të bërë një ditë më parë nga PD-ja, ku edhe LSI kërkon nga KQZ kopje të materialit elektronik.

Opozita ka ngritur dyshime për tjetërsim të votave në zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon të njihet në detaje për procesin. Gjithashtu ajo kërkon edhe të dhënat materialin mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve.

![Pas PD-së, edhe LSI i kërkon KQZ pamjet filmike të Qendrave](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60893e5072c45.jpeg)

---

**Categories:** Aktualitet
