# Pas shefes së Misionit të Vëzhgimit të ODIHR, në selinë e PD-së mbërrin edhe ambasadori italian

> Në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur pak minuta më parë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Nuk dihet ende tema e diskutimit mes&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pas-shefes-se-misionit-te-vezhgimit-te-odihr-ne-seline-e-pd-se-mberrin-edhe-ambasadori-italian/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur pak minuta më parë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por kujtojmë se ende PD nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS konfirmoi mandatin e tretë me 74 mandate.

Basha ka paralajmëruar se është duke u bërë gati dosja me prova të forta që do të faktojnë masakrën elektorale.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në selinë blu mbërriti edhe shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek.

![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/05/ambasadoriii-253x450.jpg)

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
