# Pasi iu dogj makina luksoze, Françeska reagon nga arratia: Atentat? Vazhdon seriali... (FOTO)

> Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur, Françeska Jaçe u has me një situatë të rëndë, pasi makina e saj “Range Rover” u përfshi nga flakët në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pasi-iu-dogj-makina-luksoze-franceska-reagon-nga-arratia-atentat-vazhdon-seriali-foto/
**Published:** 2021-03-31
**Modified:** 2021-03-31

---

Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur, Françeska Jaçe u has me një situatë të rëndë, pasi makina e saj “Range Rover” u përfshi nga flakët në lagje “Pavarsia”, Vlorë.

Duket se kjo ngjarje nuk i ka shqetësuar Françeskën, e cila është duke shijuar pushimet në plazhet luksoze të Brazilit. Ajo ka postuar një  një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqet e veshur me bikini dhe tregon format e saj shumë seksi.

Gjithashtu, në një story në Instagram Jaçe shprehet e indinjuar me lajmet që kanë qarkulluar në portalet shqiptare, të cilat sipas saj janë të rreme.

Jaçe konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e incidentit është që makina ka pësuar një defekt teknik.

![Iu dogj makina luksoze, Françeska  tregon format përvëluese dhe](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6063670754b2e.jpg)![Iu dogj makina luksoze, Françeska  tregon format përvëluese dhe](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60636c1e46501.jpg)![Iu dogj makina luksoze, Françeska  tregon format përvëluese dhe](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606367072cda1.jpg)![Iu dogj makina luksoze, Françeska  tregon format përvëluese dhe](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606367a22eaa0.jpg)

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** Franceska, Makina, Pushimet
