# Pasuria marramendëse, shikoni sa miliona ka shpenzuar Maradona për familjarët

> Vazhdojnë përpjekjet e avokatëve për të llogaritur pasurinë e vërtetë të Diego Armando Maradonës, i cili u shua më 25 nëntor të vitit të shkuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pasuria-marramendese-shikoni-sa-miliona-ka-shpenzuar-maradona-per-familjaret/
**Published:** 2021-04-14
**Modified:** 2021-04-14

---

**Vazhdojnë përpjekjet e avokatëve për të llogaritur pasurinë e vërtetë të Diego Armando Maradonës, i cili u shua më 25 nëntor të vitit të shkuar në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një infarkti.**

 

Avokati i tij i besuar, Matias Morla, ka zbuluar deri më sot se miliona dollarë janë shpenzuar nga legjenda argjentinase për familjarët e tij, të cilët tani kërkojnë të vendosin duart te trashëgimia e tij.

Nga viti 2014 deri në 2020, Maradona ka paguar më shumë se 4.5 milionë dollarë amerikanë për fëmijët e tij, motrat dhe ish-gratë. Ai u subvenciononte çfarëdolloj shpenzimi, duke nisur nga shtëpitë, deri te makinat, dhuratat, bizhuteritë, pushimet, faturat e telefonit, siguracionet.

**PANORAMASPORT.AL**

 

---

**Categories:** Sport
