# Patatja, kura ideale që ju ndihmon të eliminoni pikat e zeza në lëkurë

> Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/patatja-kura-ideale-qe-ju-ndihmon-te-eliminoni-pikat-e-zeza-ne-lekure/
**Published:** 2020-07-23
**Modified:** 2020-07-23

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Potato-Pulp-and-Lemon-Pack-3-1200x630-770x404-1-300x157.jpg)

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe shfaqja e pikave të zeza

Fillimisht duhet ta dini se është e nevojshme ta hidratoni lëkurën gjithë kohën, e veçanërisht nëse jeni të ekspozuar në diell. Gjithashtu duhet të vendosni edhe krem kundër diellit sepse ju mbron nga rrezet e dëmshme UV.

 

Por, nëse i keni këto probleme të shkaktuara nga dielli, më poshtë keni disa truqe me patate që do t’ju ndihmojnë.

 

Kombinimet e patates:

 

Patate me lëng limoni

 

 

Fillimisht duhet të përgatisni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

 

Patate dhe qepë

 

Për përgatitjen e kësaj maske duhet të përzieni lëngun e një patateje me gjysmë qepë. Produktin e fituar aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

 

Patate dhe karotë

 

Për këtë maskë duhet lëngu i një patateje dhe një karote. Masën e përftuar aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohtë./Revista Psikologji

---

**Categories:** Lajme, Shendeti
**Tags:** kura ideale që ju ndihmon të eliminoni pikat e zeza në lëkurë, Patatja
